Samiti i Zagrebit, a do e shpërqendrojë Covid-19 Europën nga integrimi?

Në kushte normale, 2020 do të ishte në nisje të tij një vit i mbarë për integrimin e Shqipërisë dhe kryefjalë do të duhej të ishte perspektiva europiane. Pas vendimit për të çelur më në fund negociatat në muajin mars, vendtakimi i radhës i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ishte Samiti i Zagrebit, më 6 maj, që përkon edhe me Javën e Europës.