Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Samiti i Zagrebit, Gjosha: Ashtu si nxënësit, politika duhet të kishte punuar online

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 15:30 | Aktualitet

“Ashtu si fëmijët tanë vijojnë shkollën online edhe politikanët tanë duhet të kishin punuar online për të përmbushur një nga kushtet kryesore që është reforma zgjedhore. Drejtësia do të duhet të ishte treguar më e kujdesshme dhe të ishte vazhduar me të gjitha çështjet kryesore që janë kusht për Shqipërinë, do të duhet të kishim vazhduar me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Duket sikur pandemia i ka mundësuar politikës shqiptare për të lënë disa prioritete pas dore, ndoshta edhe mund t’i ketë leverdisur, por kjo nuk është në interes të shqiptarëve”, u shpreh Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit”. Kështu u shpreh në A2, Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit, teksa foli për zhvillimet në Samitin e Zagrebit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani