Samiti i Zagrebit | Shqipëria, më pranë apo më larg procesit të anëtarësimit?

Pavarësisht kohës së pandemisë që po kalojmë, detyra e radhës për qeverinë shqiptare, është e qartë. Përmbushja e detyrimeve të vendosura nga Bashkimi Europian, që do të mundësonin uljen e Shqipërisë në tryezën e parë të mbledhjes ndërqeveritare, si një vend që kërkon një valëvitje të denjë të flamurit shqiptar, mes atyre të vendeve të unionit.