Samiti në Slloveni, BE rikonfirmon përkushtimin ndaj zgjerimit, por s’pritet progres

Në samitin që mbahet sot në Bërdo, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin rikonfirmim të përkushtimit të BE-së, por jo progres konkret, në përpjekjen e pasuksesshme për t’iu bashkuar bllokut.