Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Santa Klaus po vjen, Komanda e mbrojtjes ajrore, gati të "ndjekë" udhëtimin

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 19:27 | Lifestyle
Santa Klaus po vjen, Komanda e mbrojtjes ajrore, gati të

Ndërsa krishtlindjet janë vetë disa ditë larg, komanda amerikano veriore e mbrojtjes ajrore, NORAD, e cila gjurmon udhëtimin e Santa Klausit, po bën përgatitjet e fundit në dhomën e kontrollit, për tu siguruar që fëmijët të marrin në kohë dhuratat e tyre.

Tradita nisi në vitin 1955, pasi një kompani reklamash vuri në dispozicion një numër për të gjithë fëmijët që donin të telefononin babagjyshin e Krishtlindjeve. Por numri i shkruar gabim nuk i lidhi ata me Santën, por me linjën e operacioneve të komandës NORAD.

 Stafi u detyrua tu përgjigjej pyetjeve të fëmijëve mbi vendndodhjen e Santa Klaus dhe që atëherë lindi tradita.

 “Meqenëse NORAD është përgjegjës për mbrojtjen e vendit, ne jemi përgjegjës edhe për mbrojtjen dhe gjurmimin e çdo gjëje që vjen në hapësirën amerikano veriore. Dhe ne e evidentojmë Santën, pasi hunda e Rudolfit, një nga drerët e tij, është shumë e shndritshme dhe ka sensor infra të kuq. NORAD dërgon avionë për të ndihmuar Santën të hyjë në hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut”, pohon duke buzëqeshur Katie Spencer, zëdhënëse e NORAD.

Kapitenja ka disa këshilla për fëmijët që duan t’i ofrojnë diçka për të ngrënë babagjyshit. “Çdo gjë e ëmbël vlen, si biskotat, çokollatat apo gjera të ngjashme. Santa i preferon shumë. Sigurisht mos harroni qumshtin, pasi Santa do që të jetë i shëndetshëm”, thotë ajo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani