Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sassoli: Procesi i anëtarësimit duhet të rifillojë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 12:48 | Politikë
Sassoli: Procesi i anëtarësimit duhet të rifillojë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp paraditen e së hënës.

"Sot, jam këtu së bashku me Presidentin e PE, David Sassoli, i cili përveçse një ndër figurat më të rëndësishme të skenës politike në Bruksel, mund të them se është një mik i kahershëm i Shqipërisë dhe mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Dua të theksoj se ka qënë për disa vite kryetar i grupit të miqve të Shqipërisë në PE, me një kontribut shumë të vyer në përpjekjen për të formësuar një imazh të vërtetë të Shqipërisë, duke u munduar në një luftë të vazhdueshme me paragjykimet, me ato çka jemi mësuar për vite me radhë, të përsëritura nga njerëz që nuk e njohin Shqipërinë, por e përdorin për axhendat e tyre politike", tha Rama.

https://a2news.com/2020/01/31/sassoli-viziton-ne-shkurt-tiranen-presidenti-i-pe-do-te-bindim-vendet-skeptike-per-negociatat/

Nga Kryeministria, kreu i qeverisë tha se i ka shpjeguar Presidentit të PE-së paketën kundër KÇK-së: “Kemi folur për ligjin special, atë që quhet paketa kundër KÇK-së. I kam shpjeguar Presidentit të gjithë skemën e operacionit. E kemi treguar se sa seriozë jemi për të ndryshuar këtë vend, e kemi treguar me Reformën në Drejtësi dhe do ta tregojmë edhe me këtë operacion”.

“Kemi folur edhe për një gamë çështjesh të tjera. E falenderoj për mbështetjen, interesimin dhe angazhimin e tij për të na mbrojtur”, shtoi Rama.

Ndërsa Sassoli, në fjalën e tij, theksoi: “E kuptojmë zhgënjimin e shqiptarëve, por kemi parë që shoqëria shqiptare sheh ende me shpresë nga Bashkimi Evropian. Pati një ngadalësim në fund të vitit, por procesi i anëtarësimit duhet të rifillojë. Jemi të bindur që është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rekuperimi i kapitaleve, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, janë nisma që jo vetëm i shikojmë, por i mbështesim dhe janë të domosdoshme”.

https://a2news.com/2019/11/05/sassoli-ne-maqedonine-e-veriut-vendimi-per-negociatat-mund-te-ndryshoje-shpejt/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani