Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Seanca e jashtëzakonshme plenare, Krasniqi: Parlamenti po kryen vetëm rolin e noterit

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 14:48 | Politikë
Seanca e jashtëzakonshme plenare, Krasniqi: Parlamenti po kryen vetëm

Sot komisionet parlamentare kanë nisur punën online, ndërsa do të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme plenare. Analisti i A2, Afrim Krasniqi, foli për këto zhvillime në vend. Krasniqi u shpreh se puna online do të sillte një transparencë më të madhe, ndërsa ngriti shqetësimin e numrit të pjesëmarrësve.

“Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri edhe pse ka pasur situata të tilla, të jashtëzakonshme gjatë tranzicionit. Kjo praktikë po ndiqet edhe në shtete të ndryshme, ndërsa ka qenë edhe një udhëzues nga Këshilli Evropës. Zakonisht punimet online janë në vende me teknologji të përparuar dhe deri diku që kanë edhe një lloj emancipimi, ku qytetarët nuk presin që parlamenti të fshehë gjëra, por të prodhojë ligje të mira. Për ne ky është një lajm i mirë, edhe për kritikat që kanë ardhur për mënyrën e transparencës. Kjo është një metodë që ne mund ta kontrollojmë virtualisht parlamentin.

Por ekziston rreziku nëse parlamenti do të ketë legjitimitetin e duhur për të marrë vendimmarrjen, pasi aktualisht parlamenti ka një numër të reduktuar dhe nëse disa nuk do të paraqitet, do të ishte problem. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë në seancën e parë”.

https://a2news.com/2020/04/10/seance-ne-kohe-pandemie-deputeteve-do-tu-matet-temperatura-e-do-te-ruajne-distancen/

Në situatën aktuale që ndodhet vendi, Krasniqi u shpreh se Kuvendi po kryen vetëm rolin e noterit. “Parlamenti është i detyruar të mblidhet, qoftë edhe formalisht, për të miratuar aktet normative. Parlamenti kryen vetëm rolin e noterit. Kemi një sërë nismash të tjera, që kanë hapur debate pasi janë bërë me nxitim, pa konsultim publik. Është krijuar një praktikë e re. Kur ka gjendje të jashtëzakonshme nuk preken ligjet organike dhe ligjet bazë. Nuk ka argument se Shqipëria, pavarësisht që ka një vakum ligjor në lidhje me epideminë, të hyjë në Kodin Penal për të vendosur penalitete për të cilat janë disproporcionale me krimet e tjera dhe mund të detyrohet po i njëjti parlament, në një kohë normale, t’i anulojë ato. Parlamenti ka një nga funksionet bazë kontrollin e Ekzekutivit, por këtu ndodh e kundërta dhe parlamenti kthehet në noter”, tha Krasniqi.

Sa i përket masave të marra nga qeveria, Krasniqi u shpreh se duhet të ketë një harmoni mes qeverisë dhe ekspertëve dhe më pas të vendoset.

“Edhe në vendet perëndimore ka një debat, ku ngrihet pyetja se kush duhet të qeverisë në një situatë të tillë, politikanët e mandatuar apo ekspertët? Aftësia e një vendi është gjetja e një harmonie mes të dyjave. Në Shqipëri po shohim një situatë pak ndryshe. Një grup ekspertësh që janë të atashuar mundohen të japin opinionin e tyre, por vendimmarrjen e ka politika.

Qeveria nuk është në punë e gjitha dhe këtë e tregoi edhe fakti i qytetarëve që mbetën të bllokuar në dogana. Ndryshimi i orareve të lëvizjes është më shumë për të treguar se atje lart dikush po kujdeset për ne, por nuk është kështu. Qeveria ka nevojë për rishikimin e planeve të saj, por edhe stafet mjekësore kanë nevojë të heqin dorë nga deklarimet politike”, tha Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë