Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Seanca e radhës e Speciales, Haradinaj kërkon lirimin: Po mbahem padrejtësisht

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 10:34 | Kosova

Gjykata Speciale në Hagë që trajton çështjet për krime lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti seancën e radhës. Në bankën e të akuzuarve ishte Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.

Avokati i tij mbrojtës Nicolas Guillou kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij nga paraburgimi.

Nasim Haradinaj

 “Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte, ky është një tribunal për krime lufte, në parashtrimin tim që i kam dorëzuar gjykatës. Nuk ka kjo gjykatë juridiksion për këto akuza kundër klientit tim”, tha avokati.

Të njëjtin qëndrim pati edhe Haradinaj, i cili akuzoi Gjykatën Speciale se po shkel kushtetutën e Kosovës. “Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim, keni shkelur të drejtën e mendimit të lirë”, deklaroi ai.

Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ndërkohë, të enjten përpara kësaj Gjykate do të dalë dhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili u arrestua disa ditë më parë nga forcat speciale të misionit EULEX në Prishtinë. Edhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza si ato të Haradinajt.

https://a2news.com/2020/09/28/komandanti-i-uck-nuk-deklarohet-gjykata-speciale-ne-hage-mban-seancen-e-pare/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli