Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente përpara se të nisë me zbatimin e planit të tij qeverisës. Në një seancë parlamentare, ai tha se nëse dështon ky proces, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Ndërkohë, opozita iu kundërpërgjigj me kritika të shumta.