Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Seancë pa përplasje: Mungon Rama, Basha akuzon dhe ikën para se të vijë Berisha

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 15:22 | Politikë
Seancë pa përplasje: Mungon Rama, Basha akuzon dhe ikën para se

Ndonëse kishte një rend dite të ngarkuar me 13 çështje për diskutim, debati politik në sallë e Kuvendi përfundoi brenda pak minutave. Në mungesë të Edi Ramës dhe lajmit për kthimin e Berishës në sallë, Lulzim Basha mbajti fjalimin e përjavshëm në foltoren e Kuvendit duke akuzuar qeverinë si të korruptuar, e më pas u largua. Kjo bëri që edhe përplasjet politike të mbylleshin shpejt.

Lulzim Bashës i mjaftuan më pak se 30 minuta për të bërë betejën javore në sallën e Kuvendit. Sapo ngjiti shkallët eKuvendit, radha shkoi tek emri i tij dhe kryefjalë të diskutimit kishte sërish akuzat ndaj qeverisë. 

https://a2news.com/2022/01/27/berisha-kthehet-ne-parlament-hetoni-ramen-dhe-bashen-per-pastrim-parash-bashke-edhe-te-inceneratoret/

“Shkon e vjen me një charter luksoz, ku siç e thashë, vetëm karburanti kushton 120 mijë euro minimumi dhe kur vjen puna për t’u përballur me shqiptarët, me përfaqësuesit e shqiptarëve, nuk e dimë ku është”, u shpreh Basha.

Në mbështetje të argumenteve, Basha kishte raportin e Transparency International për nivelin e perceptimit të korrupsionit.

https://a2news.com/2022/01/27/inceneratoret-berisha-zoto-dhe-gugallja-u-mbajten-te-fshehur-ne-lushnje-dhe-u-kercenuan-i-zhytur-edhe-lul-brava/

“Qeveria e masakrës zgjedhore të 25 prillit, është qeveria më e korruptuar e Evropës, më e korruptuara e Ballkanit. Pse shumicës së shqiptarëve u mbetet vetëm dopio gjashta e korrupsionit së qeverisë Rama, aq më shumë q ëkëto projekte nuk i ndalën as në pandemi, as pas tërmetit”, vijoi kreu demokrat.

Agjenda kryeministrore bëri që Edi Rama të mos ishte në sallë, por jo pa përgjigje. 

“Dua t’i kujtoj kryetarit me pullë, tek pullë që po mbetet tek pullë që foltorja e Kuvendit nuk mund të bëhet pirgu i plehut ku ai derdh persiatet e tij këtu”, u shpreh Spiropali.

Pas fjalëve të zëdhënëses të Qeverisë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u kujdes të vinte në dukje arsyet që sipas tij e tensionojnë Bashën në parlament.

“Mos bëni zhurmë, non gratën, gratën, kyçin, bravën zgjidhini vetë. Nuk hymë ne në këtë punë”, tha Balla.

Me Bashën tashmë të larguar nga salla, socialistët i dhanë fund debatit politike duke nënvizuar se në 6 mars do të fitojnë zgjedhjet e pjesshme, përfshirë edhe Bashkinë e Shkodrës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë