Sekondë pas sekonde, skema e krimit, prokuroria: Babë e bijë bashkë për të vrarë

Paraditen e 4 qershorit Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj janë nisur së bashku nga Vora për në Gjykatën e Tiranës, por qëllimi i tyre nuk ka qenë seanca e pestë e divorcit të kësaj të fundit.

Sipas prokurorisë, në orën para seancës, ata kanë vëzhguar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj. Gjatë vëzhgimit kanë vërë në një kafene avokatin e tij.

Duke iu referuar pamjeve filmike, në dosjen e prokurorisë, dinamika e ngjarjes vijon kështu: