Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Seks, drogë dhe rock & roll”, 50 vjet nga Woodstock

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 12:40 | Showbiz

Trashëgimia e festivalit ikonë të Woodstock, rikthehet edhe një herë në jetë në 50-vjetorin e ngjarjes artistike, që konsiderohet si më përfaqësuesja e viteve 1960 në Shtetet e Bashkuara. Mijëra njerëz janë në zonën ku u zhvillua koncerti, në Bethel të Nju Jorkut, ku deri të dielën do të shijojnë performanca muzikore, fishekzjarrë dhe ushqim të mirë.

Si një prej momenteve më simbolike të kulturës antikonformiste “hipie” të viteve ‘60, Woodstock joshi rreth 500 mijë vetë, të bashkuar nga dashuria për natyrën paqen, muzikën dhe dashurinë. 32 akte artistike elektrizuan pjesëmarrësit përgjatë 3 ditëve, duke nisur me Richie Havens e për t’u mbyllur me interpretimin e famshëm të "The Star Spangled Banner", nga Jimmy Hendrix. Mes performuesve të tjerë ishin The Who, The Grateful Dead dhe Santana.

Bashkëthemeluesi i Woodstock, Michael Lang, u përpoq të organizonte një tjetër koncert të ngjashëm më rastin e 50-vjetorit, por ai u anulua pasi organizatorët e ndryshuan dy herë ambientin ku të zhvillohej, duke humbur edhe disa prej emrave kryesorë si Miley Cyrus, Jay-Z dhe disa artistë që kishin performuar në Woodstock-un origjinal në vitin 1969.

https://youtu.be/gExPljbwTMg

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani