Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Senida Mesi: Metodologjia e re e integrimit europian, nuk është rrezik por incentiv për Shqipërinë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 15:43 | Politikë
Senida Mesi: Metodologjia e re e integrimit europian, nuk është rrezik

Për Senida Mesin, nënkryetaren e komisionit të integrimit, metodologjia e re e procesit të integrimit europian nuk duhet të shihet si një pengesë në objektivat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por një incentiv i bazuar në meritokraci”.

 Sipas saj, fokusi i metodologjisë së re është besueshmëria e procesit. Sipas saj, kemi të bëjmë me një proces “më dinamik dhe meritokratik, ku i jepet një rol më të rëndësishëm liderëve politikë, ku  i kërkohet një angazhim më të madh këtyre. Liderët do të kenë mundësi të diskutojnë më shpesh, dhe vendet kandidate do të kenë një përfshirje më të madhe në diskutime".

Shqipëria, thotë për A2 ish-zëvendëskryeministrja, mund të jetë pjesë e tryezave për diskutimet mbi kapituj të veçantë, "sikur të ishim një hap përpara në proces. Do të ketë edhe një mekanizëm përgjegjshmërie të liderëve politikë europian, që do të kenë njëlloj detyrimi të japin aderimin e tyre në qoftë se vendi kandidat plotëson reformat e kërkuara".

Nga ana tjetër në qoftë se reformat e premtuara nuk arrihen nga vend kandidat, procesi do të zgjatet, dhe mund të ketë ngadalësim  edhe të asistencës teknike dhe financiare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani