Serie A e bllokuar, Ibra stërvitet me skuadrën që ka në pronësi

Karantina është një proces i vështirë, sidomos për sportistët të cilët duhet të mbajnë fizikun në formë vazhdimisht. Stërvitja në kushtet e shtëpisë është një opsion, ajo në natyrë duke respektuar masat e sigurisë është një tjetër por për Zlatan Ibrahimovic dhe karakterin e suedezit që të gjithë e njohin, kaq nuk mjafton.