Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sërish bllokim rruge, mbështetës të opozitës në Korçë “stop” kalimit të Ramës

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 18:15 | Politikë
Sërish bllokim rruge, mbështetës të opozitës në

Edhe në Korçë, mbështetësit e opozitës dolën për t’i bllokuar rrugën Kryeministrit Rama, me qëllim që të ndalonin atë të zhvillonte takimet elektorale, për prezantimin e kandidatëve për kryetarë bashkish të këtij qarku.

Në mbështetje të protestuesve ishin dhe ish-deputetët Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Braimllari, por edhe kryebashkiaku i Devollit Bledion Nallbati.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Rama ik”, protestuesit  synonin që të pengonin Ramën për të vijuar me takimin elektoral në Devoll.

Nga ana e tyre, forcat e policisë u kërkuan përfaqësuesve të opozitës që të mos bëheshin pengesë për qarkullimin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani