Sërish kokainë nga Ekuadori, e njëjta kompani me të njëjtin ”mall” në vend të bananeve

10 kilogramë kokainë sekuestrohet në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” që sjell banane nga Amerika Latine. Kjo është e gjashta herë që kjo kompani vihet përsëri nën shënjestrën e policisë.