Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sezoni turistik, policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nisin patrullimet e përbashkëta

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 11:47 | Aktualitet
Sezoni turistik, policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nisin

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta për sezonin veror.

Në një ceremoni simbolike patrullimet kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Morinë dhe në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit. Me këtë rast, Drejtorët e Policisë Rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli Jeton Rexhepi  dhe nga Shqipëria, Edmond Tarkaj kanë thënë se këto patrullime janë rezultat i suksesit të viteve paraprake, sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive. 

Sakaq, drejtori Edmond Tarkaj, bëri të ditur për një plan –masash të Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e ngjarjeve  dhe aksidenteve në rrugët që të dërgojnë në bregdetin shqiptar. 

Nisja e patrullimit të përbashkët policor është mirëpritur edhe nga pushuesit kosovarë të cilët sot iu drejtuan bregdetit për pushime.

Pavarësisht ngjarjeve të fundit të ndodhura në bregdetin shqiptarë apo edhe aksidenteve, ata shprehen se nuk kanë frikë për të pushuar dhe udhëtuar në vendin tonë. 

Ky është viti i dymbëdhjetë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror. Patrullimi i përbashkët do të bëhet jo vetëm në Rrugën e Kombit, por deri në jug të Shqipërisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë