“Sfida e KQZ-së parandalimi i veprimtarisë që ndikon në zgjedhje”, Gerta Meta: Publikimi i kandidaturave i vonuar

Përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë Gerta Meta ka folur në studion e “Ditari” në A2CNN në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, risitë dhe sfidat e KQZ-së.
Sipas Metës sfida kryesore e KQZ-së, përpos votës së emigrantëve, identifikimit biometrik dhe votimit elektronik është edhe parandalimi i veprimtarisë së qeverisë që ndikon direkt te votuesi në zgjedhje. Për këtë KQZ ka detyruar institucionet që brenda 5 ditëve të deklarojnë veprimtarinë e tyre.