Sfida e maturantëve, si po përgatiten për maturën shtetërore?

Viti shkollor ka qenë i vështirë për nxënësit në Shqipëri. Tërmeti i 26 nëntorit u pasua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, duke bërë që orët e mësimit të shtyhen dhe së fundmi, të “transferohen” online. Më të prekur nga këto ndryshime të detyruara janë sigurisht maturantët, të cilët janë në prag të ndërtimit të së ardhmes. Për procedurën e re mësimore kanë folur zyrtarë e politikanë, por në Ditarin e orës 13:00, në A2, ishte e ftuar përmes Skype edhe Ira Dinaj, maturante, e cila tregon se si ka ecur këto ditë mësimi online.