Sfidat e personave me aftësi të kufizuara, transporti publik nuk ofron kushtet e nevojshme për ta

Personat me aftësi të kufizuar e kanë shumë të vështirë dhe në pjesën më të madhe të rasteve, të pamundur, aksesin në transportin publik. Ata thonë se për ta është thuajse e pamundur që të udhëtojnë me urbanë në mënyrë të pavarur, pasi përballen me një sërë sfidash, shpesh të pakëpërcyeshme. Sfidat filllojnë që nga stacionët e urbanëve, që në shumicën e rasteve nuk janë të përshtatshëm për ta.