Sfidat e Policisë së Shtetit, Hodaj: Vetëm 350 shkelje në fundjavë, në të gjithë vendin

Julian Hodaj, zëvendësministri i Brendshëm, në një lidhje me Skype në A2, foli për masat e marra nga policia në këto ditë të vështira nga epidemia e koronavirusit. Hodaj theksoi se tashmë ka një ndërgjegjësim te qytetarët, ndërsa tha se të shtunën dhe të dielën, në të gjithë vendin, ka pasur vetëm 350 shkelje.