Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sfidat e sektorit privat, IFC jep rekomandimet për të kaluar në një ekonomi eksporti

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 11:04 | Ekonomi
Sfidat e sektorit privat, IFC jep rekomandimet për të kaluar në

Ekonomia shqiptare po përballet me stanjacion në prodhim, çka duhet trajtuar nëpërmjet përmirësimit të klimës së biznesit, eliminimit të burokracive dhe ndihmës për bizneset e vogla dhe të mesme, që përbëjnë edhe 99% të sektorit privat në vend.

Në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, Menaxheri Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Ary Naim, shpjegon masat që duhen marrë nga qeveria për të kaluar nga një ekonomi e brendshme drejt një ekonomie eksporti, të bazuar në prodhim.  

“Vendi duhet të përmirësojë mjedisin e biznesit, të pakësojë burokracitë gjatë procedurave administrative, të përmirësojë qasjen në financim për këto shoqëri dhe në përgjithësi të përmirësojë infrastrukturën e ndërlidhjes. Dhe kur flasim për ndërlidhje, e kemi fjalën për atë fizike si rrugët, ndërlidhjen digjitale, sepse shoqëritë në Shqipëri duhet të përfaqësojnë revolucionin digjital dhe ndërlidhjen që ka të bëjë me lehtësimin e tregtisë, procedurave të tregtisë, atyre doganore, sepse mënyra më e shpejtë që shoqëritë shqiptare të përmirësojnë prodhimtarinë dhe konkurrueshmërinë e tyre, është të lidhen me botën e jashtme. Pra ideja është të kalohet nga një ekonomi e brendshme me në bazë shërbimet, në ekonomi të bazuar në eksport”.

Zyrtari i lartë i Bankës Botërore rekomandon dhënien e ndihmës për familjet shqiptare për të përballuar rritjen e çmimeve. Sipas tij, qeveria nuk i ka ezauruar të gjitha hapësirat fiskale dhe mundësitë për dhënien e kësaj ndihme ekzistojnë.

“Do të duhet edhe hapësirë fiskale shtesë për të mbështetur shoqërinë me rritjen e çmimit të ushqimeve, energjisë, transportit. Kështu që, në të ardhmen do të ketë nevojë për shumë mbështetje publike, dhe rruga për tërheqjen e investimeve të reja në këtë kontekst lidhet me sektorin privat për zbatimin e këtyre investimeve”.

Në raportin e fundit për Shqipërinë, “Diagnostikimi i sektorit privat për vendin”, Banka Botërore evidentoi tre sektorë që duhen stimuluar për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë: turizmin, bujqësinë dhe industrinë e pjesëve të makinave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë