Shahini: Konsultimet nuk janë të detyrueshme, anulohen mbrëmjet e maturës

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë festa për mbrëmjen e maturës. Në videomesazh, ministrja Shahini cek edhe një element të rëndësishëm përsa i përket rikthimit në shkollë më 18 maj të maturantëve, duke sqaruar se “kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm”.