Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shamku mesazh për Skënder Gjinushin: Ne nuk jemi kope!

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 21:22 | Aktualitet
Shamku mesazh për Skënder Gjinushin: Ne nuk jemi kope!

Anëtarët e Albanologjisë janë kundër vendimit të qeverisë për të kaluar Akademinë e Studimeve Albanologjike në varësi të Akademisë së Shkencave, e për këtë nuk e shmangin si mundësi edhe ngritjen në protestë. E ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishani, studiuesja Ledi Shamku tha se po diskutohet mundësia për protesta, por jo grevë.

“Ka pasur kolegë që kanë sugjeruar edhe protesta, deri te greva nuk shkojmë, jemi në fazë diskutimesh. Besoj që intelektuali proteston me dinjitetin dhe aq shumë sa kohezion social brenda dhe jashtë Shqipërisë që po prodhon ky lajm, është lajm i mirë, as ma merrte mendja që do ishte kaq e madhe, mos epja ndaj një pushteti të errët të ushtruar nga individë është protesta më e mirë që mund të bëjë”, u shpreh studiuesja.

Ajo ka edhe një mesazh për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

“Më ka bërë shumë përshtypje një fjali ofenduese e Gjinushit, që i bëj thirrje që ta tërheq mbrapsht, ai tha ‘ata të gjithë bashkë veç e veç janë dakord, por kur bëhen bashkë ndryshojnë mendim’. Zoti Gjinushi në nuk jemi kope. Ne edhe veç e veç dhe bashkë kemi të njëjtin mendim dhe nëse jemi në gjendje që të arrijmë në një kolegjialitet, kjo është formë e demokracisë, që ti sigurisht nuk e njeh”, përfundoi Shamku në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë