Shano: Memoriali turk në Tiranë? Si një piramidë kufitare, shenjë vasaliteti

Ditët e nxehta të gushtit janë ngrohur ende më shumë nga debati që ka pasur për ngritjen e një memoriali që i dedikohet viktimave të puçit që në vitin 2016 tentoi të rrëzonte presidentin turk Tajip Erdogan.
Ky memorial, që ndodhet në një cep të parkut përreth Liqenit Artificial, duket sikur po ndan politikën nga opinionin publik.
I ftuar në A2 CNN, analisti Dritan Shano argumenton se “ të vdekurit duhet të lihen në paqe, por aty ku kanë vdekur. Ata kane sakrifikuar për një çështje tërësisht të brendshme të Turqisë, që nuk na takon as ta komentojmë jo më ta përkujtojmë”.
Sipas Shanos, Ka ardhur ora që Shqipëria të vendosë ku të shkojë’ “ në Bruksel apo në Stamboll”.
Për këtë arsyeje, ai cilëson memorialin si një” piramidë kufitare” në favor të interesave gjeopolitike turke, që shfaq vasalitetin e Tiranës zyrtare ndaj Erdoganit.
Sipas tij, memoriali është edhe një mesazh për BE-në, “politikë dylekëshe për t’ i thënë BE-së që po nuk na hapi rrugën e negociatave, ne e kemi siguruar gjithsesi një patron të ri”.
Edhe Partia Demokratike ka marrë pjesë në ceremoninë e diskutuar, me anë të Kreshnik Çollakut.
Shano nuk bën emra dhe nuk i interesojnë qëndrimet personale ose ato historike ndaj grushtit të shtetit, por thjesht arsyet e përkujtimit në Tiranë.
Sipas tij, “impenjimi politik është çështje serioze“ dhe pikërisht këto gabime dhe heshtje nga ana e klasës politike shqiptare bëjnë që opinioni publik mos t’ i besojë më “edhe kur janë të sinqertë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN