Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shano: Nuk është ulur papunësia, por popullsia

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 11:09 | Ekonomi
Shano: Nuk është ulur papunësia, por popullsia

Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, i ftuar në “Ditari” në A2, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë ditës së dytë të Kongresit të Partisë Socialiste, ku foli për ulje të papunësisë, amnisti fiskale dhe rritjen e pagës minimale në vend.

Sipas Shanos, “kryeministri nuk merr vesh nga ekonomia”.

“Që të ulet papunësia në një vend, duhet të kesh rritje ekonomike. Që të kesh rritje ekonomike, duhet të kesh rritje eksportesh, por ato janë ulur. Duhet të kesh rritje kreditimi për ekonominë, të kesh rritje konkurrueshmërie e me radhë. Shqipëria nuk ka bërë hapa para, por hapa pas në këto aspekte. Ulja e papunësisë ka ardhur për shkak të uljes së popullsisë. Nga forca aktive e punës kanë ikur 500 000 persona në këto 5 vite. Nuk është ulur papunësia, por popullsia”, tha Shano.

Në lidhje me amnistinë fiskale, Shano theksoi: “Amnistia tenton të legalizojë ekonominë. Të bësh amnisti, është diçka që nuk parapëlqehet sepse jep mesazh të gabuar në ekonomi, kur disa punojnë ndershëm dhe disa jo. Vjen një ditë kur ata që nuk kanë punuar ndershëm vendosen në kushte të barabarta me të ndershmit, por me më shumë para nëpër xhepa. Kjo është arsyeja pse institucionet ndërkombëtare hezitojnë të mbështesin të tilla nisma. Të bësh amnisti kur të janë premtuar 1,15 miliardë euro tregon që ka diçka që nuk shkon në këtë mes”.

Kur u pyet për pagën minimale që Rama premtoi se në vitin 2021 do të jetë 30 000 lekë, Shano u shpreh: “Kemi produktivitet shumë të ulët në ekonomi dhe paga minimale duhet të ishte mjaft më e ulët sesa 26 000 lekë që është sot. Paga minimale është shpikje e të bardhëve në Amerikë për të lënë njerëzit me ngjyrë jashtë tregut të punës. Dekadat e fundit ajo përdoret për të rritur të ardhurat nga taksa e punës, nuk ka qëllime të tjera. Kur aplikohet, paga minimale ngrin investimet e huaja dhe të brendshme sepse rritet kostoja e punës, ngrin tregun e punës. Gjithashtu, paga minimale në vendin tonë është vështirë të vendoset në sektorin privat”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli