Shano: Rëndësi nuk ka çfarë bën me Turqinë, por çfarë nuk bën me BE-në

Vizita e kryeministrit Rama në Turqi dhe situata ekonomike e politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit janë komentuar në studion e “Dita Jonë” nga ekonomisti Dritan Shano. Duke folur për vizitën e kryeministrit në Turqi, Shano thotë se Shqipëria duhet të drejtohet nga Perëndimi, pasi çdo tentativë për t’i devijuar këtij objektivi e vonon dhe krijon ngërçe në rrugën e integrimit. Sipas tij, vokacioni i Ramës kërcënues ndaj BE-së në Turqi nuk është i shqiptarëve, pasi shqiptarët nuk kërkojnë azil në Turqi, por në vendet e BE-së.