Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA çel sezonin festiv, Biden ndez dritat e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 15:04 | Lifestyle
SHBA çel sezonin festiv, Biden ndez dritat e Krishtlindjeve në

Në SHBA nis zyrtarisht sezoni festiv. Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill, bënë numërimin mbrapsht për ndezjen e Pemës së Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, siç e kërkon tradita 100-vjeçare.

Në eventin, ku ishte i pranishëm edhe rreperi LL Cool J, Biden mbajti një fjalim të shkurtër, me theks tek uniteti dhe premtimet e që u mbyll me një puthje nga gruaja e tij Jill dhe urimin klasik në SHBA. “Nga familja Biden tek tuajat, gëzuar Krishtlindjen Amerikë. Zoti ju bekoftë të gjithëve ju, dhe I mbroftë trupat tanë”, tha Biden.

Pema ikonë është 8.5 metra e lartë dhe zbukurohet me gati 4 mijë metra shirita me drita. Ceremonia 100-vjeçare e nisur me presidentin Calvin Cooldige në 1923-shin, zhvillohet çdo vit duke joshur mijëra njerëz në Uashington, me pak përjashtime; si në kohëra lufte apo të ndonjë tragjedie kombëtare.

Pamje magjike erdhën edhe nga Nju-Jorku, ku turma të mëdha njerëzish shijuan ceremoninë vjetore të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve në qendrën Rockfeller. Spektakli, ku pati edhe performanca yjesh, zgjati dy orë dhe u transmetua në NBC. 50 mijë drita shumëngjyrëshe LED, një yll me peshë mbi 400 kg me 3 milion kristale, sollën në jetë një prej pemëve më të famshme në SHBA.

A2 CNN Livestream

Dita jonë