“SHBA kërkon të zgjasë luftën”, Putin: Po nxit konflikte të tjera rreth botës, edhe në Tajvan

Publikuar më: 16/8/2022, ora 15:07

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të zgjasë konfliktin në Ukrainë dhe se po nxit tensionet rreth botës përfshirë Tajvanin. Në fjalimin e regjistruar për konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, Putin e përshkroi vizitën e kryetares së dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi si një provokim tërësisht të planifikuar. Numri një i Kremlinit shtoi me tej se perëndimi ka nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e vet, dhe për këtë arsye sipas tij, e ka kthyer Ukrainën në mish për top. Situata në Ukrainë sipas Putin, sugjeron se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të zgjasin konfliktin.