Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SHBA, “mollë sherri” mes qeverisë franceze dhe kompanisë farmaceutike

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 16:00 | Bota
SHBA, “mollë sherri” mes qeverisë franceze dhe

Qeveria franceze ka kritikuar kompaninë farmaceutike Sanofi, duke thënë se do të ishte e papranueshme që t’i jepte prioritet tregut amerikan nëse zhvillon një vaksinë kundër Covid-19.

Reagimi erdhi pas komenteve të firmës së njohur, që pohonte se “qeveria e Shteteve të Bashkuara ka të drejtë të bëjë porosinë më të madhe pasi ka investuar duke marrë përsipër riskun e këtij projekti”. Laboratorë të shumtë në të gjithë botën janë përfshirë në kërkime për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19, por zhvillimi i tyre zakonisht merr vite.

Më herët Bashkimi Europian zhvilloi një samit për të nxitur kërkimet shkencore duke mbledhur 8 miliardë dollarë donacione nga 40 shtete. Qëllimi është të financojë zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit dhe trajtimeve efikase.

Në këtë nismë nuk mori pjesë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke marrë shkas nga deklarata e kompanisë franceze, Sanofi, BE-ja tha se të gjitha vendet duhet të kenë qasje të barabartë te vaksina.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli