SHBA nuk do të lejojë më TikTok

Në Shtetet e Bashkuara nuk do të lejohet më platforma TikTok. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se rrjeti social kinez, përmes të cilit mund të shpërndahen video, do të bllokohet në mbarë SHBA-të, përmes një urdhri ekzekutiv.