Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shefja e Epidemiologjisë: Besim të plotë te sistemi shëndetësor, kemi kaluar epidemi të tjera

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 11:06 | Aktualitet
Shefja e Epidemiologjisë: Besim të plotë te sistemi

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ishte e ftuar në A2, ku foli për rrezikun nga koronavirusi, në një moment kur në Italinë fqinje janë shënuar mbi 200 të prekur dhe 7 të vdekur nga ky virus.

Tomini theksoi se duhet të kemi besim të plotë te sistemi shëndetësor. “Kjo nuk është situata e parë shëndetësore emergjente që kemi kaluar ne. Në të kaluarën, kemi pasur epidemi si, kolera, poliomieliti e gripi i shpendëve. Ky sistem i ka dhënë provat e veta dhe nuk është një strukturë e ngritur rishtas”.

Më tej, ajo foli edhe për masat e marra deri më tani. “Masat e marra nga ministria, me dyfishim të personelit, kanë bërë që të monitorohet çdo udhëtar që vjen nga Italia. Që në muajin janar ka pasur një mobilizim nga strukturat. Deri në këto momente, në bazë të vlerësimit, ne rekomandojmë që nëse kemi udhëtarë që vijnë nga këto zona të prekura, duhet të vetëkarantinohet në ambientet e shtëpisë, kur nuk kanë asnjë shenjë, por është e mundshme, duke qenë se ka qenë brenda një zone me raste të konfirmuara. Kjo mënyrë dha rezultate edhe me personat që erdhën nga Kina.

Ne kemi 8 raste që janë testuar nga laboratori, të cilat kanë rezultuar negative. Këta raste kanë pasur historik udhëtimi me Kinën dhe asnjë rast nga Italia. Laboratoi është i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili në çdo situatë, përtej kapaciteteve tona janë strukturat e “CDC Atlanta” dhe OBSH-së, të cilat do të asistojnë në mbështetje të diagnozës laboratorike”, tha Tomini.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani