Shefja e ONM-së: Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë

Genoveva Ruiz Calavera, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) thotë në një shkrim publikuar në faqen online të Komisionit Europian, se zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë. Ajo thotë se reforma nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme dhe shton se shkarkimi i komisionerit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit nuk duhet të shërbejë si justifikim për ta sulmuar reformën.