Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shehi synon kupën, por e ardhmja mund të jetë larg Tiranës

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 16:50 | Futboll
Shehi synon kupën, por e ardhmja mund të jetë larg Tiranës

Tirana dhe Egnatia do të përballen këtë të enjte në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi kanë besim se mund ta bëjnë për vete trofeun pavarësisht çdo vështirësie. Por kjo mund të jetë ndeshja e fundit për trajnerin.

Tirana dhe Egnatia do të jenë përballë njëra-tjetrës të enjten, për të luajtur finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë, pasi dështuan në objektivin titull, kërkojnë ta mbyllin këtë sezon me të paktën një trofe. Kryeqytetasit, edhe pse me moralin e ulët, kanë besim se mund t’ia dalin.

Për trajnerin Orges Shehi, kjo ndeshje do të jetë shpërblimi i gjithë mundit dhe lodhjes së gjithë sezonit. “Të mundohemi ta fitojmë, edhe pse kemi kontingjent të pakët lojtarësh, edhe pse kemi ndeshje çdo tri ditë, është një kompeticion që do vlerësim”, thotë Shehi. “Kemi vështirësi edhe në plotësimin e formacionit, por kjo nuk do të thotë që do të futemi në fushë duke qarë, por me besim, autoritet, siç i takon fanellës së këtij klubi”.

Me shumë gjasa kjo do të jetë ndeshje e fundit për trajnerin Shehi tek Tirana dje së fundmi ëshët përfolur dhe një transferim tek Shkëndija e Tetovës por si qëndron e vërteta? “Është një klub shumë i rëndësishëm në arenën mbarëshqiptare të futbollit dhe kontaktet kanë qenë edhe më parë me ta”, thotë Sheshi, pa zbuluar se ku do të drejtojë sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Egnatia prek për herë të parë në histori finalen e Kupës dhe për këtë, motivimi te skuadra rrogozhinase është maksimal. Pas një sezoni fantastik në Superligë, ku siguroi dhe një biletë për në Europë, qershia mbi tortë do të ishte trofeu i Kupës së Shqipërisë.

Finalja Tirana-Egnatia do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani