Shehu: Largimet në diplomaci? Vala e spastrimeve është koncept marksist dhe autokratik

“Nuk shoh emrat, shoh gjuhën që përdoret”. Tritan Shehu, si ish ministër i Jashtëm, komenton me tone të ashpra largimet e kryera ditët e fundit në trupin diplomatik shqiptarë.

Duke e cilësuar si “të patolerueshme për demokracinë” terminologjinë e përdorur nga ministri i Jashtëm i mandatuar Gent Cakaj që foli për “valë pastrimesh dhe transferimesh” që për Shehun përbëjnë “terma marksiste, autokratike dhe arkaike”.

Por vendimet nuk e suprimojnë, sepse sipas tij ekzekutivi mendon se “bota fillon me ta dhe mbaron me ta”.

Hipotezës që largimet kanë të bëjnë me ndryshimin e të dërguarve të ish ministrit Bushati, pra të një ndryshim të linjës, Shehu i përgjigjet me një pyetje retorike, aty kur thotë: “E kujt është përgjegjësia që paska nepotizëm në Ministrinë e Jashtëm? Ky kryeministër e kishte pushtetin”.

Shehu shton se “në qoftë se ka klane brenda qeverisjes, është akoma me keq, një sëmundje që ka dimensione të tilla që përfshin edhe trupin diplomatik, që për hir të vërtetës ka qenë një nga elementët më të qëndrueshëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN