Shembet muri, makinat përfundojnë në gropë

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur 6 makina bien në një gropë, pasi muri i një parkimi shembet papritur në mes të natës. Incidenti ka ndodhur në qytetin juglindor turk Sanliurfa. Makinat ranë në një gropë në një kantier ndërtimi, sipas mediave vendase. Mjetet e dëmtuara u ngritën me vinç; fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar.