Shembja e Teatrit Kombëtar, Çupi: Qeveria po vepron si në ditën e fundit të saj

“Ajo që ka ndodhur është e paprecedentë, por është e pritur nga ky kryeministër dhe ky kryetar bashkie. Në mes të natës, pa zbatuar asnjë bazë ligjore, shembet një objekt në qendër të vendit, me një histori 100 vjeçare, me pjesë të identitetit dhe krenarisë së vendit tonë. Është e paprecedentë që në kulmin e gjendjes së emergjencës shfrytëzohet për të vendosur shtylla të diktaturës. Thirrjet: Poshtë diktatura, rikthehen sërish. Kjo qeveri po shfrytëzon çdo pronë publike, thuaj se është në ditët e fundit të qeverisjes”.

Kështu u shpreh në A2 ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, teksa komentoi shembjen e Teatrit Kombëtar.