Shembja e Teatrit, protestat dhe përpjekja për një sistem të ri

Në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e shoqërisë civile ka pasur edhe struktura të tjera, gjithashtu civile, por që kanë një emërtesë, që e kanë mbështetur, asistuar e ngritur zërin për kauzën e përbashkët, mbajtjen e teatrit në këmbë, me aq sa mundën e më shumë, ndoshta, një betejë për mbajtjen në këmbë të demokracisë. Fjala është për Nisëm Thurje, që lindi pothuajse spontanisht si fushatë për një zë më shumë në shoqërinë shqiptare e sot është një entitet i strukturor. Endri Shabani, një nga drejtuesit e Nismës Thurje foli në A2 për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm.