Shembja e Teatrit, veprimet në shkelje ligjore dhe të rregullores bashkiake

Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, nga miratimi në Këshillin Bashkiak e deri në ekzekutimin e tij që rezultoi me shembjen e godinës, ka kaluar përmes disa shkeljesh si të rregullores mbi të cilën funksionon ky këshill, ashtu edhe të ligjit për vetëqeverisjen vendore.