Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shembjet e objekteve në Shëngjin, investitorët: Po diskriminohemi nga shteti ku paguajmë taksat

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 12:21 | Aktualitet
Shembjet e objekteve në Shëngjin, investitorët: Po diskriminohemi

Paralelisht me takimin mes ministrit shqiptar të Turizimit, Blendi Klosi dhe homologut të Kosovës, të cilët shpalosnin sloganin “Pusho shqip”, pak metra me tutje këtij takimi Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në Shëngjin po vijonte prishjen e objekteve të cilësura pa leje në plazh.

Por ajo që është më e papranueshme për administratorët e këtyre objekteve është fakti që prishja bëhet pasi filloi sezoni veror duke çuar dëm investimet e tyre përpara sezonit.

Gjithashtu ato shprehen se ndihen të diskriminuar nga institucionet shtetërore që tallen me mundin dhe sakrificën e tyre, pasi për vite me radhë u kanë marrë taksat.

Një pjesë e mirë e prishjeve në Shëngjin tashmë janë denoncuar në prokurori si vepra penale nga administratorët e objekteve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë