Shemsi Prençi “lë” Metën për Monika Kryemadhin

Një tjetër kandidat për deputet ka dalë nga stafi i Ilir Metës. Shemsi Prençi, Këshilltari për çëshjet e Emergjencave Civile i ka paraqitur dorëheqjen Presidentit duke aspiruar tashmë mandatin e deputetit. Burime për A2 bëjnë me dije se Prençi do të jetë kandidat për deputet në qarqet Tiranë ose Durrës nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.