Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shën Pjetri pa besimtarë për Pashkë, Papa: Solidaritet global

Nga A2 CNN
12 Prill 2020, 16:59 | Bota
Shën Pjetri pa besimtarë për Pashkë, Papa: Solidaritet

Mesha e Papës u mbajt me dyer të mbyllura ne Bazilikën e Shën Pjetrit, e për herë të parë  në një shekull, vendi ku besohet se u kryqëzua, varros e me pas ringjall Jezu Krishti nuk u hap për besimtarët.

Miliona katolikë rreth botës i festuan Pashkët në mënyrë të pazakontë këtë vit, ndërsa gati gjysma e popullsisë së botës është në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Predikimin tradicional gjatë meshës së Pashkëve, kreu i Selisë së Shenjtë e zëvendësoi me një minutë heshtje, përballë emergjencës shëndetësore që ka përfshirë botën.

Edhe mesazhi “Urbi et Orbi”, besimtarët nuk e ndoqën në Sheshin e Shën Pjetrit, por përmes platformave mediatike. “Krishti, shpresa ime, u ngjall”, tha Papa, në fjalën për qytetin dhe botën. “Kjo është një tjetër lloj sëmundje ngjitëse, e cila transmetohet nga zemra në zemër, për çdo njeri që pret lajmin e mirë. Është një mesazh shprese, por jo një formulë magjike që i bën problemet të zhduken. Ringjallja e Krishtit tregon fitoren e dashurisë mbi rrënjën e së keqes”.

Papa kërkoi solidaritet global në luftën kundër pandemisë dhe kërkoi lehtësimin e sanksioneve e borxheve ndaj shtetet të varfra, e gjithashtu armëpushim në të gjitha konfliktet. Ai paralajmëroi Bashkimin Evropian se rrezikonte shpërbërjen nëse nuk dakordësohej mbi mënyrën se si të ndihmonte në rimëkëmbjen e rajonit.

Në vigjilje të Pashkëve, mbrëmjen e së shtunës, Papa u kërkoi qytetarëve të mos bien pre e frikës dhe të bëhen lajmëtarë të jetës në një kohë vdekje. Gjithashtu, ceremonitë me praninë e mijëra besimtarëve në Jerusalem u zëvendësuan me një shërbesë të vogël nga disa priftërinj, në Kishën e Varrit të Shenjtë. Arqipeshkvi Pierbaptista Pizzaballa tha se, pavarësisht shenjave të vdekjes kudo në botë, jeta do të triumfojë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani