Sheshi: Nuk jam sigurims. Politika po sulmon KLP

Bujar Sheshi mohon akuzat se ai ka qenë ish-pjesëtar i Sigurimit të Shtetit në vitin 1979. Ai deklaron se pas këtij skenari tipik mafioz qëndrojnë njerëz me pushtet. 3 ditë pas deklaratës së Partisë Demokratike se Autoriteti i Hapjes e Dosjeve të ish sigurimit e rendit si ish-punonjës, vetë Sheshi ka folur hapur në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda në Apel, u propozua si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku. Nuk dihet pozicioni i Markut në këtë çështje, dhe pse ky raport u mbajt i fshehtë, edhe pse përgjigja nga autoriteti ka mbërritur në zyrën e saj më 22 janar.

Shkarkoni aplikacionin e A2