Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shifrat zbulojnë evazionin, më shumë shitje, më pak të ardhura në buxhet

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 19:04 | Ekonomi
Shifrat zbulojnë evazionin, më shumë shitje, më pak të

Teksa qeveria ka nisur aksionin anti-informalitet, të dhënat zyrtare zbulojnë rritjen e evazionit në ekonomi.

Instituti i Statistikave publikoi indeksin e volumit të shitjeve më pakicë, tregues që në 6 mujorin e parë të këtij viti u rrit me 6.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Por teksa sipas INSTAT-it shitjet në ekonomi janë rritur, kjo nuk është reflektuar me më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit.

Përkundrazi, në këtë periudhë, të ardhurat nga TVSH e brendshme, kanë rënë me 2.7% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Kjo do të thotë se qarkullimi në ekonomi është rritur, por rendimenti fiskal ka rënë, duke sinjalizuar për rritje të evazionit në ekonomi, teksa dhjetëra skema mashtrimi në TVSH-në janë zbuluar së fundmi.

“E themi vetëm me një fjalë: Evazion. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Kjo është një kambanë alarmi këtë qeveri që ajo të ndërrojë rrugë edhe pse mendoj se është vonë tashmë. Për sa i përket ngarkesës fiskale që ka vendosur mbi shpatullat e brishta të biznesit shqiptar”, ka thënë në A2 Business, Dritan Shano, ekonomist.

Ministria e Financave ka nisur aksionin anti-informalitet, duke u fokusuar në sektorët e turizmit, ndërtimit dhe karburanteve, të evidentuara me risk të lartë. Pritet që kontrollet të nisin pranë bizneseve është deklarimin e pagave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli