Shifrat zyrtare, zbulohet rritja e evazionit në ekonomi

Teksa Qeveria ka nisur aksionin anti informalitet, të dhënat zyrtare zbulojnë çdo ditë për rritje të evazionit në ekonomi. Instituti i Statistikave publikoi indeksin e volumit të shitjeve me pakicë, tregues që në tremujorin e dytë të këtij viti u rrit me 3,5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rritje është shënuar edhe në tremujorin e parë, duke e çuar në total në 6,7% volumin e shitjeve për pjesën e parë të vitit 2019.

Por teksa sipas INSTAT-it shitjet në ekonomi janë rritur, kjo nuk është reflektuar me më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Përkundrazi, në këtë periudhë, të ardhurat nga TVSH e brendshme, kanë rënë me 2,7% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo do të thotë se qarkullimi në ekonomi është rritur, por rendimenti fiskal ka rënë, duke sinjalizuar për rritje të evazionit në ekonomi, teksa dhjetëra skema mashtrimi në TVSH-në janë zbuluar së fundmi.

Nga ana tjetër, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë ata që shesin produkte dhe shërbime të ndryshme nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht Instagramit duke mos paguar asnjë taksë apo tatim.

Ekspertët Dritan Shano dhe Vjoldi Danaj, të ftuar në A2 Business për ditën e sotme.

  • LAJMI I FUNDIT | KLP rendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406
  • LAJMI I FUNDIT | Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pik
  • LAJMI I FUNDIT | Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pikë