Shikoni 64 mijë breshka të notojnë bashkë

Një video fantastike është shpërndarë nga autoritetet australiane, ku duken 64 mijë breshka që notojnë bashkë në barrierën koralore në Kuinsland. Zona është një ndër strehat e fundit e krijesave në rrezik zhdukjeje për shkak të gjuetisë dhe pakësimit të vendeve për të vendosur vezët në plazhe.

Shkencëtarët e Departamentit të Shkencës dhe Ambientit të Kuinslandit publikuan videon për të sensibilizuar mbi ruajtjen e këtyre kafshëve të veçanta. Breshkat e gjelbra, të quajtura kështu për shkak të ngjyrës së guaskës së tyre, gjenden kryesisht në ujëra tropikalë dhe subtropikalë. Ato migrojnë për distanca të gjata nga vendi ku lindin deri te burimet e ushqimit.