Shiu i lë vendin borës, zbardhen Korça dhe Qafa e Llogorasë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në disa zona të Shqipërisë tashmë ia kanë lënë vendin temperaturave të ulëta dhe borës.

Raportohet se në zonat malore kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit si në Bulqizë, Kukës, Korçë e Qafën e Llogorasë.

Në qarkun e Korçës, reshjet e dëborës nisën që mbrëmjen e djeshme me intensitet të dobët, për t’u shtuar më pas gjatë natës.