Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shkak çmimet e larta, ngadalësohet tregtia e jashtme në mes të sezonit turistik

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 12:22 | Ekonomi

Ngadalësohet tregtia, në mes të sezonit turistik. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në korrik, eksportet kanë pësuar rënie të fortë kundrejt qershorit ndërsa importet kanë mbetur thuajse në të njëjtat nivele. Kjo edhe pse korriku është kulmi i sezonit turistik dhe shoqërohet me rritje të ndjeshme të kërkesës për mallra dhe produkte, për shkak të shtimit të numrit të turistëve.

Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e mallrave arritën në këtë periudhë vlerën 39 miliardë lekë, duke u ulur me 14,3 për qind  kundrejt qershorit.

Një rënie që mund të konsiderohet sezonale, për shkak të mbylljes së kontratave ekzistuese dhe në pritje të lidhjes së kontratave të reja në shtator.

Ndërsa importet arritën në korrik vlerën 82 miliard lekë, duke u rritur me 0.6 për qind, në krahasim me qershorin.  

Kjo rritje i faturohet kryesisht blerjeve të energjisë elektrike. Të dhënat e detajuara tregojnë se në korrik grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” ka ndikuar pozitivisht me 8.4 për qind kundrejt korrikut të një viti më parë.

Shqetësues është tkurrja e importeve të makinerive dhe pajisjeve. Ky grup pësoi në korrik një rënie vjetore me 1.2%. Kjo tregon se prodhuesit nuk po blejnë makineri dhe pajisje për të rritur prodhimin, për shkak edhe të shtimit të pasigurive në ekonomi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë