Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkarkimet e padrejta nga puna dhe kostot e tyre në buxhetin e shtetit

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 21:41 | Aktualitet
Shkarkimet e padrejta nga puna dhe kostot e tyre në buxhetin e shtetit

Në 7 vite qindra milionë detyrime ende të pashlyera dhe humbje e shpresës për një administratë profesionale. Të dhënat e përftuara pas kërkesave për informacion nga institucione në nivel vendor e qendror si dhe raportimet e buxhetit të shtetit, tregojnë se në 7 vitet e fundit u shpenzuan përmes pagesave nga thesari i shtetit më shumë se 13,3 miliardë lekë ose rreth 108 milionë euro për të shlyer faturat gjyqësore për pushime të padrejta nga puna të 14,487 punonjësve.

Pagesa e këtyre parave nuk do të thotë se shlyerja është bërë. Ministria e Financave në analizat vjetore të saj shprehet se është një borxh i akumuluar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk kanë bërë shlyerjen e detyrimeve që vijnë si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore për shkak të largimeve të padrejta nga puna në sektorin publik.

Bëhet fjalë për rreth 9.3 miliardë lekë ose rreth 75.5 milionë euro, vlerë e cila pritet të rritet, pasi këto lloje procesesh gjyqësore zënë sasinë më të madhe të numrave të protokollit në regjistrat e gjykatave.

Për të analizuar këto kosto, të cilat shtohen në mënyrë periodike në buxhetin e shtetit, pra në shpërdorim të taksave fondeve, të cilat që mund të përdoreshin për të mira publike, duhet kuptuar se nga vjen ky fenomen.

“Mënyra më e përdorur nga ana e drejtuesve të dikastereve është ajo e ristrukturimit dhe është përdorur kryesisht. Ky fenomen ka nisur që kur kanë filluar rotacionet politike, por pas vitit 2000 është rritur barra në buxhet kur u bë edhe ligji”, u shpreh Ledio Braho.

Shkarkimet nga puna në mënyrë të padrejtë, të paktën sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, bëhen në masë në periudha të caktuara kohore.

Rotacionet politike, qoftë në pushtetin vendor, qoftë në atë qendror janë shkaqet kryesore të këtyre shkarkimeve, vendimeve, ku sipas vendimeve të gjykatave, mund të cilësohen arbitrare pasi janë gjykuar si të pa drejta dhe me kosto të lartë për financat publike.

“Duhen katër deri në pesë vjet për të marrë një vendim për këto shkarkime të padrejta”, shprehet Braho.

Pikërisht, kjo periudhë kohore përkon edhe me rotacionin politik të vitit 2013. Fitimi i zgjedhjeve nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, të kryesuar nga dy partitë; Partia Socialiste dhe LSI-ja, fituan zgjedhjet duke krijuar një ekzekutiv me një numër më të madh ministrish, plotë 19 ministri të tilla, të ndara ndërmjet dy partive aleate.

Pikërisht, ardhja e drejtuesve të rinj në krye të institucioneve ekzekutive, ekzekutoi materializoi edhe valën e parë të shkarkimeve të padrejta me kosto të larta financiare.

Historia u përsërit në vitit 2015. Zgjedhjet vendore me një ndarje të re territoriale, prodhuan një pushtet të ri vendor. Shumë komuna që nuk ekzistonin më, në mënyrë indirekte pësuan rotacion politik, dhe ky rotacion prodhoi sërish të larguar nga puna. Bashkia e Tiranës ishte institucioni ku ndonëse ristrukturimi rriti numrin e vendeve të punës, shkaktoi një nga valët më të mëdha të largimeve nga puna.

“Bashkia e Tiranës nga 800 shkoi në 1200 por largoi mbi 300 veta”, thekson juristi Braho.

Pikërisht kjo valë largimesh i dha efektet në vitin 2017 - 2018. Sipas të dhënave zyrtare, vitet 2017 dhe 2018këto dy vite mbartin numrin më të lartë të punonjësve të dëmshpërblyer. Në vitet 2017 dhe 2018 u dëmshpërblyen 280 punonjës të shkarkuar, për një vlerë totale prej mbi 202milionë lekësh. Sërish para të taksapaguesve shqiptar shkuan për të dëmshpërblyer vendimet e gabuara.

Por viti 2017 ishte vetë gjithashtu, një vit elektoral. Ndonëse qëndroi i njëjti kryeministër, këtë herë socialistët fituan pa nevojën e aleatëve, e pikërisht pa nevojën e LSI-së. Pesë ministritë e drejtuara nga Lëvizja Socialiste për integrim ndryshuan drejtim, dhe pikërisht ndryshimi i drejtimit shënoi edhe u përkthye në largimet nga puna.

Në konferencën e parë për shtyp pas marrjes së detyrës, në fillim të tetorit 2017, pak pasi PS kishte fituar zgjedhjet, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se kishte urdhëruar shkarkimin e 8 drejtorëve të burgjeve në Rrogozhinë, Lushnjë, Peqin, Sarandë, Lezhë, Berat, Durrës, Lushnjë dhe Tepelenë.

Nga verifikimi i vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit, rezulton se një pjesë e zyrtarëve të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë shpallur fitues të proceseve gjyqësore pikërisht pas shkarkimeve në vitin 2017. Vetë Ministria e Drejtësisë, ka paguar mbi 47milionë lekë për dëmshpërblimin e të shkarkuarve nga puna pas proceseve gjyqësore në harkun kohor 2014–2020.

Ministria e Drejtësisë raporton gjithashtu se ka akumuluar në kuadër të dëmshpërblimeve për shkak të pushimit nga puna në vlerën e 3.2 milionë lekëve.

Por fshesa e largimeve ndodh edhe kur ndërrohet një ministër brenda të njëjtës maxhorancë. Raste të tilla janë kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshme, institucion, i cili ka pësuar edhe ndryshimet më të shpeshta në drejtim. Nga Saimir Tahiri tek Fatmir Xhafaj, më pas ministri teknik Dritan Demiraj e më pas sërish Fatmir Xhafaj, për të kaluar nga Sandër Lleshaj e dhe aktualisht, Bled Çuçi. Ndryshimet e drejtimit të timonit të këtij dikasteri ka bërë edhe shumë nëpunës të largohen.

“Ka pasur edhe raste fiktive të largimeve për të marrë kompensim”, shprehet Edison Hoxha.

Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se lista e institucioneve problematike është e gjatë, duke përfshirë praktikisht çdo organ të rëndësishëm të qeverisjes qendrore dhe pushtetit lokal.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Drejtësisë rezultojnë ndër institucionet më problematike për sa i përket dëmshpërblimeve për shkarkim të padrejtë të punonjësve.

Në total, për harkun kohor nga viti 2014 dhe deri më sot, këto 10 institucione kanë shpenzuar rreth 4.7 miliardë lekë (më shumë se 38 milionë euro). Vetë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, institucioni kyç në menaxhimin e financave publike, raporton shpenzime të konsiderueshme për shkak të shkarkimeve nga puna të punonjësve. Në harkun kohor 2014-2020, ky institucion ka shpenzuar mbi 195 milionë lekë në formë dëmshpërblimesh për shkarkimin e padrejtë të punonjësve. Ministria e Financave raporton gjithashtu se akumuluar 9.5 milionë lekë detyrime të prapambetura për shkak të vendimeve gjyqësore për mbi shkarkimet nga puna.

Edhe institucioni që përfaqëson unitetin e popullit nuk i ka shpëtuar dot këtij fenomeni negativ, barrës financiare të krijuar nga shkarkimet e personelit. Largimet nga puna në mënyrë të padrejtë kanë prekur edhe Presidencën. Të dhënat flasin për mbi 800 mijë lekë të paguara për dëmshpërblimin e vetëm një punonjësi me 14 këste në të gjithë harkun kohor 2014-2020. Pozitivja e këtij institucioni është se të paktën ky institucion nuk ka akumuluar detyrime të prapambetura.

Ky fenomen nuk ka dëmtuar vetëm financat publike, por edhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kjo problematikë; largimet e padrejta në sektorin publik kanë zënë jo pak herë vend, ato kanë qenë vazhdimisht pjesë e progres-raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë.

“Janë 896 shkarkime i të nëpunësve civilë në vitin 2019, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 568 largime nga puna në vitin 2018. Kjo ishte kryesisht për shkak të ristrukturimit të disa institucioneve dhe ripërcaktimit të tyre personeli si jo pjesë e shërbimit civil. Mbështetja e vendimeve gjyqësore që konfirmojnë të paligjshme u reduktuan shkarkimet e nëpunësve civilë”, thuhet në raport.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni i cili ka audituar menaxhimin e financave publike, ku ka konstatuar një dëm kolosal financiar që vijon vit pas viti. Vetëm për vitin 2019, ky institucion ka konstatuar një dëm prej 1.2 miliardë lekë për shkak të kësaj praktike të ndjekur në administratën publike.

Përballë këtyre dëmeve lind edhe pyetja nëse personat që kanë firmosur këtë këto largime kanë mbajtur përgjegjësi përpara ligjit.

“Në dijeninë time nuk ka asnjë zyrtar të kallëzuar, nuk ka vajtur faji tek ekzekutuesi i vendimit”, thotë studiuesi Hoxha.

Por cila mund të jetë zgjidhja që të tilla praktika të gabuara dhe me humbje disa-planëshe të mos vijojnë më? Juristi Ledio Braho sheh si një zgjidhje të mundshme që personi që firmos largimin, të mbajë edhe përgjegjësi financiare nëse akti i tij ka qenë i padrejtë.

“Personat që firmosin keëto largime duhet të mbajnë përgjegjësi edhe financiare”.  

Por i një qasjeje tjetër është studiuesi Edison Hoxha: Përgjegjësia duhet të kalojë nëpërmjet Gjykatës, ajo është garantja.

Pavarësisht qëndrimeve kontradiktore, nga ana e ekzekutivit nuk ka asnjë ndryshim qasje sa i takon largimeve të padrejta nga puna, apo marrjen e masave për ndalimin e këtij fenomeni praktikë institucionale. E deri në gjetjen e një zgjidhjeje, taksat e qytetarëve shqiptarë do të vijojnë të shkojnë për kompensimin e personave që janë larguar padrejtësisht nga puna, dhe ndërsa personat që kanë shkaktuar këtë dëm nuk mbajnë përgjegjësi, para këto që mund të përdoreshin për të mira publike, për më shumë shkolla apo shërbime spitalore më cilësore, për më shumë kopshte apo çerdhe apo për më shumë ndihmesë për shtresat në nevojë në këtë kohë krize çmimesh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani