Shkarkimet nga vetting, raporti i KLGJ: Situatë e pazakontë në gjykata

Njëlloj si në prokurori, procesi i vetingut ka shkaktuar një situatë të pazakontë në gjykatat e vendit. Vështirësitë me të cilat po përballet drejtësia zbardhen në raportin vjetor 2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të dorëzuar në Kuvend.

Sipas këtij raporti, procesi i vettingut ka ndikuar në punën e gjykatave në vend, sidomos në ato me numër të vogël gjyqtarësh në organikë. Si pasojë e shkarkimit nga detyra të 46 gjyqtarëve, sistemi ka 56 gjyqtarë më pak sesa planifikimi.